Përmirësoni mënyrën e jetesës me disa hapa të thjeshta

Përgatiti: Elena Beta

Të paktën një herë në jetë na ka ndodhur të gjithëve të ndihemi të humbur dhe të pavendosur në zgjedhjet që na duhet të bëjmë.

Shumë njerëz e humbasin kohën duke bërë një punë që nuk u pëlqen vetëm se duhen paguar faturat në fund të muajit, disa ndihen të lodhur duke ruajtur një marëdhënie që nuk funksionon më si duhet, e disa të tjerë përfundojnë duke bërë gjëra që nuk u pëlqejnë, duke menduar se është përgjegjësia e tyre.  Nëse ndonjë nga këto fraza tingëllon e njohur për ju, a nuk mendoni se duhet të bëni një ndryshim në jetën tuaj?

Ne po ju japim disa këshilla duke shpresuar të jenë të vlefshme dhe të përmirësojnë disi mënyrën tuaj të jetesës:

lumturi67Nëse jeni në një marrëdhënie jo të mirë, jepini fund- mos e humbni kohën duke ndenjur me njerëz që ju bëjnë të ndiheni keq.

Jepini më shumë prioritet punës- mundohuni të kryeni në fillim detyrat e vështira për të vazhduar më pas me ato më të lehtat. Mos u shpërqendroni nëpër rrjetet sociale, e nëse ndiheni të lodhur, dilni për një shëtitje të shkurtër.

Menaxhoni kohën- një mënyrë për të përmirësuar jetën, është të mësoni si të menaxhoni kohën. Planifikoni aktivitetet që do të zhvilloni gjatë ditës dhe përcaktoni qëllimet që keni. Kjo jo vetëm do t’ju ndihmojë në shfrytëzimin e kohës, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të arrini sukses.

Kaloni kohën e lirë në mënyrë efektive- mos shpenzoni orët e lira duke parë televizor, por takohuni me miqtë, familjen ose lexoni një libër të mirë.

Mos bëni asgjë që nuk dëshironi ta bëni- nëse nuk ju pëlqen puna juaj, provoni të kërkoni për një tjetër. Zgjidhni një fushë që ju intereson të punoni dhe shikoni mundësitë që ofrohen për t’u punësuar.

takim me miqFlini mjaftueshëm- gjumi i çrregullt shkakton dëme të mëdha shëndetësore. Nëse doni të përmirësoni jetën, flini herët dhe zgjohuni herët, kështu do të keni më shumë kohë për të përmbushur objektivat tuaja.

Vendosni qëllime të realizueshme- eliminoni qëllimet që nuk janë me vlerë për ju dhe vendosni të bëni gjëra që ju sjellin lumturi dhe gëzim.

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet