Përse duhet ta hidhni sfungjerin e enëve në këto momente

Nga Blertina Koka

Sfungjeri i enëve është në kontakt me papastërtitë dhe bakteret çdo ditë – kjo është puna e tij mbi të gjitha. Sigurisht që ju e zëvendësoni atë kur fillon të konsumohet, por a mjafton realisht?

Shkenca thotë: JO! Sfungjeri ka strehuar bakteret të cilat janë jashtëzakonisht shumë rezistente për t’u shkatërruar. Mund të provoni të lani sfungjerin me ujë të nxehtë dhe detergjent enësh, por nuk mjafton vetëm aq.

Sipas një studimi të ri të publikuar nga “Scientific Reports”, mënyra më e mirë për të mbajtur pastër kuzhinën është thjesht të zëvendësoni sfungjerin njëherë në javë. Sfungjerët e enëve kanë shumë hapësira të vogla ku mund të ruhet uji dhe mbahen në një ambient të lagësht, që krijon vendin ideal për shumimin e mikroorganizmave.

Ka edhe më shumë.

“Sfungjerët e enëve nuk shërbejnë vetëm si vendstrehim për mikroorganizmat, por edhe si përhapës në sipërfaqe të tjera të kuzhinës. Si pasojë, sfungjerët e enëve mund të bëhen shkak për përhapjen e baktereve që çojnë në helmimin nga ushqimi. Me fjalë të tjera: E SHPIFUR!”

Një studim i mëparshëm, i publikuar tek “Journal of Food Safety”, zbuloi se

Në vitin 2012, mikrobiologu dr. Charles Gerba publikoi një artikull tek Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, ku shpjegonte se sfungjerët e enëve dhe lavamani përmbajnë mijëra baktere më shumë se një ndenjëse tualeti/

Prandaj, është koha që ta hidhni menjëherë sfungjerin e enëve dhe të blini një të ri./ Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?