Përse nuk duhet t’i pastroni veshët me pambuk

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shumë njerëz i përdorin shkopinjtë me pambuk në majë për të pastruar veshët nga papastërtitë. Edhe pse mjekët vazhdojnë t’i këshillojnë njerëzit që mos të përdorin më mjete të tilla në vesh, ata përsëri i përdorin. veshMjete të tilla jo vetëm që nuk e pastrojnë veshin nga dylli, por e shtyjnë atë edhe më në brendësi, duke dëmtuar kështu kanalin e veshit dhe dëmtuar dëgjimin.

Kanali i veshit ka qeliza që prodhojnë dyll të veshit. Shpesh njerëzit e shikojnë dyllin si papastërti dhe mundohen ta pastrojnë sa më mirë. Por ky pastrim nuk ka pse të bëhet me këmbëngulje.

Dylli i veshit është i nevojshëm për veshin. Një vesh që prodhon dyll, tregon që është vesh normal. Por nëse e shtyni dyllin me kunja veshësh, atëherë mund të keni probleme me dëgjimin.

Nëse keni shumë dyll në vesh, mund të shkoni tek një mjek. Ai mund t’jua heqë dyllin e veshit me pak peroksid hidrogjeni të përzier me ujë.

Burimi: Healthy Hearing

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet