Përse po vdesin kaq shumë personalitete gjatë vitit 2016?

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Për vetëm katër muaj kanë ndërruar jetë disa personalitete të shquara të fushave të ndryshme, si legjenda e muzikës Prince, aktorja Viktoria Wood, ylli David Bowie dhe aktori Alan Rickman.personalitete

Dje u njoftua se gripi i mori jetën në moshën 57-vjeçare mbretit të popit, Prince. Lajmi tragjik erdhi vetëm disa ditë pasi u njoftua vdekja e yllit të komedisë, Viktoria Wood, e cila ndërroi jetë në moshën 62-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Me sa duket ka një shpjegim përse kanë vdekur kaq shumë personalitete gjatë vitit 2016. Sipas BBC-ës, gjatë viteve 1946 dhe 1964 ka pasur një rritje masive të popullsisë. Kjo do të thotë se njerëzit në të 50-at,  60-at dhe 70-at zënë përqindjen më të madhe të popullsisë sesa katër ose pesë dekada më parë. Dhe si rezultat, janë më shumë të famshëm, thekson BBC.

Këta njerëz, të quajtur “baby boomers”, kanë arritur një moshë ku janë më të rrezikuar që të preken nga sëmundje vdekjeprurëse, si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Një tjetër arsye është mënyra e jetesës që këto personalitete kanë bërë, sidomos këto vitet e fundit, ku shumica  e tyre janë bërë pre e veseve të këqija, si droga apo alkooli. Personalitete të tjerë kanë vdekur edhe për shkak të stresit dhe tensionit që u ka shkaktuar fama, duke çuar në vetëvrasje.

Burimi: The Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin