Personat që janë obezë gërhasin më tepër

Ilma Lamçe

Sipas një studimi të fundit të bërë në Amerikë, ka rezultuar se personat që janë mbi peshë gërhasin më tepër kur flenë. Ky është një çregullim nga i cili vuajnë rreth 18 milion amerikanë.

Një çrregullim i cili shkaktohet kur gjuha pozicionohet në atë mënyrë, që bllokon rrugët e frymëmarrjes. Personat që vuajnë nga apnea kanë tendencë të kenë probleme me frymëmarrje dhe të gërhasin.

Por sipas studiuesve më të prirur për të vuajtur nga ky çrregullim i gjumit janë njerëzit obezë. Për shkak të indeve të tepërta në pjesën e fytit, njerëzit që janë të shëndoshë kanë prirje të gërhasin dhe të përballen me çrregullimin e apnesë.

Por nga ana tjetër, mungesa e gjumit shkakton çrregullimin e dy hormoneve që e afektojnë nevojën e të ngrënit. Kjo do të thotë që kur keni mungesë gjumi, ju ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës dhe nuk e përceptoni kur ngopeni.

Prandaj mjekët këshillojnë që të tregoni kujdes me dietën ushqimore dhe me aktivitetin fizik, sepse obeziteti përveç gërhitjes sjell një numër të madh problemesh shëndetësore, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, kanceri etj.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj