Peshk për të larguar stresin nga nënat shtatzëna

Kush nuk përdor peshk gjatë shtatzënisë, ka 53% më shumë mundësi që të ketë nivele të larta të ankthit në muajin e tetë krahasuar me atë që ha rregullisht. Edhe kush është vegjetarian është 25% më i rrezikuar gjatë shtatzënisë nëse nuk konsumon ha peshkushqime me bazë omega 3 që ndodhet tek peshku. Nënat që e konsumojnë ndërkohë kanë 23% më pak rrezik.

Në këtë përfundim është dalë nga një studim i zhvilluar me 9500 gra shtatzënë nga Universiteti i Bristolit dhe Rio de Zhaneiros. Nutricionistët i kanë zhvilluar studimet duke u bazuar tek nivelet e stresit, duke përfshirë edhe faktorë, si: duhani, konsumi i alkoolit dhe problemet familjare.

“Ekziston një lidhje mes mënyrës së ushqimit dhe ankthit tek nënat e ardhshme. Peshku kontribuon në uljen e nivelit të ankthit dhe i bën mirë edhe foshnjës sepse stresi i nënës mund të çojë në lindje të parakohshme ose në fëmijë nën peshë me probleme shikimi ose zhvillimi të trurit”, theksojnë studiuesit.

“Nuk ka nevojë për dieta të caktuara gjatë shtatzënisë, por një ushqim i shëndetshëm nuk përjashton drithërat, frutat, perimet, mishin, pulën e peshkun, përfshi dhe salmonin, sardelet dhe tonin, të pasur me acide yndyrore omega 3. Vegjetarianët që nuk duan të hanë peshk mund të përdorin përbërës të tjerë si bajame, arra etj”.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?