Pica që parandalon kancerin – nga shkencëtarët italianë

Shkencëtarët dhe shefat e kuzhinës në Itali thonë se kanë përgatitur një picë që parandalon kancerin dhe sëmundjet  zemrës. Pica Pascalina, e ideuar nga shkencëtarët në Naples, është quajtur ndryshe “pica që zgjat jetën” dhe pica “anti-tumorale”.

Kjo picë përmban përbërës nga dieta mesdhetare, që njihet për përfitimet shëndetësore. Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Milano thonë se pica është e shëndetshme dhe mund të konsumohet 2 herë në javë.

Shkencëtarët thonë se pica Pascalina është më e shëndetshme se llojet  e tjera të picës sepse përmban produkte që ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Ajo nuk përmban djathë ose mish, dy përbërës kryesorë të picave që përmbajnë shumë yndyra dhe nuk janë të mirë për zemrën.

Pica përmban: domate (përmbajnë shumë vitamina dhe minerale – studime të mëparshme kanë treguar se mund të ngadalësojnë zhvillimin e disa llojeve të kancerit), vaj ulliri (përbërësi kryesor i dietës mesdhetare, një ndër më të shëndetshmet në botë) dhe brokoli (perime e familjes së lakrës, ku studime të ndryshme kanë treguar se mund të ulë rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit