Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trupin e njeriut pasi bën të mundur eleminimin e të gjitha toksinave apo mbeturinave të tjera të dëmshme për organizmin. Veprimi i saj luan një rol të madh në shëndetin e të gjithë trupit dhe kur mëlçia është në gjendje të keqe nuk mund të funksionojë siç duhet dhe lë pasoja negative në të gjitha organet e tjera të trupit. Prandaj është shumë e rëndësishme ta mbani mëlçinë të pastër dhe të detoksifikuar, në mënyrë që të funksionojë gjithmonë siç duhet. Ja një recetë natyrale që detoksifikon mëlçinë:
1250 gr lakër e freskët jeshile
1 copë rrënje xhenxhefil
25 gr selino
10 gr nenexhik
250 gr dardha
1 limon
500 ml ujë
Pritini dardhat, lakrën, selinonë dhe xhenxhefilin në copa të vogla. Vendosini ato në blender sëbashku me një gotë ujë dhe lërini të përzihen mirë në shpejtësi maksimale. Pastaj shtoni pjesën tjetër të ujit, nenexhikun dhe lëngun e limonit. Përziejni sërisht dhe pini një gotë lëng në mëngjes dhe në mbrëmje./ www.shendeti.com.al /Burimi: Healthy Food Team


