Pikat e bardha në buzë, ja shkaqet dhe simptomat!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

pika-te-bardhaPikat e bardha, të verdha, apo gungat e vogla që mund të shfaqen në buzë dhe në organiet gjenitale, paraqiten vetëm nën lëkurë, janë krejtësisht të padëmshme, nuk janë ngjitëse dhe mund të shkojnë në madhësi nga 1 mm deri 3 mm. Megjithatë, të paturit e një shume të madhe prej këtyre pikave rreth buzëve ose rreth organeve gjenitale mund ta bëjë një person të mos ndjehet rehat me veten. Prandaj, shumë njerëz kërkojnë mënyra të ndryshme për t’i eliminuar këto pika.

Ende nuk dihet se çfarë i shkakton këto pika të bardha, por dihet se rreth 90% e të rriturve kanë nga këto pika të padëmshme dhe janë të zakonshme tek të dy, meshkujt dhe femrat. Dr. Angelica Giron thotë se ato mund të jenë të pranishme që në lindje dhe të bëhen të dukshme pas pubertetit.

Disa mjekë alternativë sugjerojnë përdorimin e vajit të kokosit, vaj jojoba, bollgur, aloe vera, shafran i Indisë dhe uthull molle për eliminimin e këtyre pikave. Gjithashtu ka shumë studime që tregojnë se këto produkte janë shumë efektive në trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës.

Burimi: healthyandnaturalworld / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?