Kryefaqja Fitness Pikat e dhimbjes, problemet që na shkaktojnë dhe trajtimi

Pikat e dhimbjes, problemet që na shkaktojnë dhe trajtimi

0
Shpërndaje

Pikat e dhimbjes shkaktojnë ose kontribuojnë një sërë problemesh, si: dhimbje koke, qafe, shpatullash, mesi, sindromën e “bërrylit të tenistit” dhe shumë lloje dhimbje kyçesh që diagnostikohen gabimisht si artrite, tendinite, bursite ose dëmtime ligamentoze.

Arlinda Gjypi

Na e kanë mësuar pak a shumë të gjithëve që kur kemi dhimbje koke, është mirë që të fërkojmë muskujt e qafës dhe jo rrallë një gjë e tillë na lehtëson. Por pse dhimbje muskulndodh një gjë e tillë? Fizioterapisti Petrit Drini flet për gazetën “Shëndet+” lidhur me të ashtuquajturat pikat e dhimbjes (apo “triggerpoint”, siç u referohen shpesh mjekët), përgjegjëse për probleme të ndryshme në trupin tonë. Një informacion i tillë na ndihmon tepër për të ditur se ku duhet të drejtohemi dhe se si të kurojmë veten në probleme të caktuara.

Çfarë janë pikat e dhimbjes?

Pikat e dhimbjes (trigger point = TP) janë nyje të vogla të kontraktuara në barkun e muskulit. Kjo nyje mund të ndihet lehtë si një kokërr e vogël ose e dhimbshme si një thumb. Ato arrijnë të mbajnë nën tension dhe kontraktim të gjitha fibrat muskulare mbi të cilat janë formuar, duke krijuar një “tel” të tensionuar që ndjehet qartë në muskul. Nyjet e formuara mbi muskul quhen pika dhimbje miofashale, për t’i dalluar nga pikat e dhimbjes të formuara në indet e tjera të buta, si: lëkura, ligamentet, tendinat.

A janë pikat e dhimbjes njësoj si spazmat muskulare ?

TP dhe spazma muskulare nuk janë e njëjta gjë. Një spazmë muskulare shkakton një kontraktim të fortë dhe të dhunshëm të të gjithë muskulit, ndërsa TP është një kontraktim vetëm në një pjësë shumë të vogël të muskulit. TP dhemb kur shtypet me gisht dhe ndihet lehtësisht poshtë gishtit si një kokërr që tenton të lëvizë kur gishti ushtron presion mbi të. Akoma më e rëndësishme është që TP e përcjell dhimbjen në vende të tjera të trupit, larg vendndodhjes së vet. Për shembull një dhimbje koke nuk mund të shkaktohet nga një problem në kokë, por mund të jetë dërguar në pjesën e kokës nga një ose më shumë TP që gjenden në muskujt e qafës. Mos e kërkoni kurrë problemin në vendin ku ndjeni dhimbjen.

pika dhimbjeTP miofashal janë shumë të zakonshme dhe gjenden pothuaj gjithmonë në trupit e njeriut. Ato nuk njihen kollaj dhe identifikohen jo gjithmonë korrekt si shkaktare të dhimbjeve në muskujt e skeletit. Fatkeqësisht ndodh që mjekët nuk dinë shumë rreth tyre dhe meqë TP nuk kapet nga grafia, pacientëve u tregohet që nuk është asgjë serioze, mund të përdorin qetësues, sepse nuk mund të bëhet më shumë për eliminimin e dhimbjeve muskualare.

Është tashmë e vërtetuar qartësisht që TP shkaktojnë ose kontribuojnë një sërë problemesh, si: dhimbje koke, qafe, shpatullash, mesi, simptomat e tunelit karpal, sindromën e “bërrylit të tenistit” dhe shumë lloje dhimbje kyçesh që diagnostikohen gabimisht si artrite, tendinite, bursite ose dëmtime ligamentoze.

Simptoma të tjera që shkakton TP përveç dhimbjes janë: ndjesi dobësie, dridhje, ulje të lëvizshmërisë së gjymtyrëve, ndjesi të vjelle, marrje mëndsh, dhimbje false zemre etj. Nëse dhimbja zgjat relativisht shumë dhe bëhet kronike, mund të shkaktojë depresion.

Si mund t’i njohim ku janë pikat e dhimbjes?

Është e rëndësishme të dimë që TP vetë nuk dhemb. Kur ne ushtrojmë presion me gisht mbi të, sigurisht që do të ndiejmë një dhimbje therëse . Shumë pacientë janë të befasuar nga gjetja e pikave të tilla të dhimbshme në trupin e tyre. Një terapist manual arrin të gjejë shumë shpejt ekzistencën e TP-ve në muskul nëpërmjet prekjes .

Shpërndarja e dhimbjes bëhet në një mënyrë dhe skema të përcaktuara mirë. Një pikë e dhimbshme nuk është gjithmon një TP. Duhet që gjatë ushtrimit të presionit mbi pikën e dhimbshme të ndodhë shtrirja e dhimbjes. Mbas heqjes së presionit mbi pikën e dhimbshme, pacienti do të ketë një ndjenjë lirimi dhe lehtësimi.

TP kanë tendencën të veprojnë në grup. Pra, pritet që të gjenden më shumë se një TP mbi një muskul të tensionuar.

pikat e dhimbjes 1Klasifikohen në dy grupe.

Pika dhimbje aktive: Provokon simptomologji të dhimbshme kur ushtrohet presion mbi to.

Pika dhimbje latente. Nuk ka dhimbje, gjetja dhe simptomat e TP latent është e  vështirë. Janë në gjendje të aktivizohen dhe kthehen në TP aktive.

Çfarë i shkakton pikat e dhimbjes?

Të gjithë njerëzit zhvillojnë pika dhimbjeje në muskujt e tyre. Disa më shumë se të tjerët për shumë arsye. Mosha e rritur, traumat akute, aksidentet e ndryshme, rrëzimet, frakturat, ndërhyrjet kirurgjikale, ushtrimet fizike të bëra gabim, pozicionet e qëndrimit të veçanta, infeksionet (bakteriale-virusale), inflamacionet, prishja e balancës hormonale. Dhimbja kronike mbi muskul shkakton mbajtjen e qëndrimit të gabuar, shqetësime me gjumin, punën, përqendrimin , çrregullim të funksionimit normal të organeve të ndryshme.

Sa kohë zgjat dhimbja dhe trajtimi?

pikat e dhimbjesNë rastin e problemeve akute, simptomat shfaqen pas disa minutash dhe mund të eliminohen mbrenda 3-10 ditë. Problemet kronike që zgjasin shumë, janë shumë komplekse për t’u trajtuar dhe shpesh me pak efektivitet. Në këtë rast trajtimi dhe eliminimi i simptomave zgjat afro 6 javë.

Si trajtohen pikat e dhimbjes?

Pikat e dhimbjes mund të trajtohen në disa mënyra në varësi të trajnimit dhe specializimit të fizioterapistit. Mjekët mund të përdorin anastezi lokale, injeksione kortizonikë, gjilpëra akupunture, përdorimi i sprajit të ftohtë, tërheqje muskulare, masazh.

Në afro 3 ditë trajtim bëhet thyerja e rrethit vicioz që mban muskujt të kontraktur. Rritja e qarkullimit të gjakut që ka qenë i kufizuar në zonën rreth pikave të dhimbjes dhe fibrave të kontraktuara, me pamjaftueshmëri të oksigjenit  dhe vlerave të tjera ushqimore.  Cilido qoftë lloji i trajtimit të pikave të dhimbjes, gjithmonë trajtimi mbyllet me zgjatje.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here