Pilula për meshkuj që “fik spermën”, në treg së shpejti

Shkencëtarët janë shumë afër krijimit të një pilule për meshkuj që pengon lëvizjen e spermës. 30 orë pasi injektuan pilulën me një përbërës të njohur si EP055 tek minjtë meshkuj, ishte e pamundur lëvizja e spermës.

Autori kryesor i studimit, dr. Michael O’Rand, nga Universiteti i Karolinës së Veriut, tregon: “Mjafton të injektohet dhe përbërësi ndalon menjëherë lëvizjen (notimin) e spermës, duke ulur kështu aftësitë fertilizuese”.

Asnjë nga minjtë nuk pësoi ndonjë efekt anësor, që do të thotë se, sipas shkencëtarëve,  përbërësi EP055 nuk ka asnjë efekt tek hormonet mashkullore.

Shumica e pilulave për kontrollin e lindjeve tek femrat përmbajnë një përzierje të hormoneve të estrogjenit dhe progesteronit, që mund të shkaktojnë shtim në peshë, luhatje të humorit ose të përziera. Ndërsa për meshkujt aktualisht ka vetëm prezervativë, që në 18% të rasteve nuk funksionojnë nëse vendosen keq.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?