Pr.buxheti 2026/ Rama: 1 mld euro për Shëndetësinë, 15 mln euro për pacientët e Onkologjikut! Do hapim Institut Kombëtar të Tumoreve

Ministria e Financave ka parashikuar që buxheti për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale për vitin e ardhshëm të jetë rreth 1 miliard euro, që llogaritet të jetë afro 4 përqind e prodhimit të brendshëm bruto.
Kryeministri veçon buxhetin që i është dedikuar trajtimit të sëmundjeve tumorale, që për herë të parë këtë vit ka një zë të veçantë në shpenzimet buxhetore.

“Për herë të parë, hapim një linjë financimi nga buxheti i shtetit vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milionë euro ekstra në shërbim të pacientëve të onkologjikut.
Për herë të parë, shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas.”

Duke qenë se sëmundjet tumorale kanë ardhur në rritje çdo vit dhe janë përhapur edhe në moshat e reja, qeveria ka vendosur, siç njofton kryeministri i Institutit Kombëtar të Tumoreve, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm është parashikuar edhe nisja e një bashkëpunimi të QSUT me spitalin prestigjioz San Raffaele të Milanos, si dhe testimi i inteligjencës artificiale në shëndetësi.

2026 është edhe viti i hyrjes së inteligjencës artificiale në shërbimin tonë shëndetësor, përmes një kompanie të përbashkët, që shteti shqiptar po krijon me një prej ekselencave të inteligjencës artificiale në shëndetësinë europiane, ndërkohë që, me financimet e siguruara nga fondet europiane, do të krijojmë ekosistemin dixhital të gatshëm për inteligjencën artificiale, duke hapur shtigjet e reja të diagnostikimit me imazhe të analizave parashikuese dhe të ndërveprueshmërisë në rang kombëtar të sistemit shëndetësor digjital, në përputhje me axhendën digjitale të Bashkimit Europian.

Gjatë 2026, në buxhet janë parashikuar investime për disa spitale të reja, si dhe indeksimi i pagave dhe llogaritja e vjetërsië në punë për mjekë, infermierë dhe farmacistë, teknikë dhe laborantë, çka sipas kryeministrit është mesazh për gjeneratën e re të mjekëve që nuk duhet ta shohin të ardhmen profesionale jashtë vendit.

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë