Pranimi i të metave të tua fizike të bën më të fortë dhe tërheqëse

Gratë që pranojnë dhe tolerojnë të metat e tyre fizike arrijnë t’i përballojnë më mirë zhgënjimet dhe vështirësitë e jetës. Ky është studimi i fundit i publikuar vetevleresimnë revistën “Body Immage” (Imazhi i trupit) dhe i financuar nga Këshilli i Kërkimeve të Shkencave Sociale dhe Njerëzore. Në të thuhet se një grua që arrin të ketë një imazh pozitiv për veten dhe të pranojë defektet që ka, ka më shumë mundësi për t’i përballuar zhgënjimet personale dhe është më e mbrojtur nga çrregullimet e ushqimit që mund të provokojnë obezitetin apo anoreksinë.

Kërkuesit flasin për një vetëvlerësim që nga ana psikologjike ndihmon për të pasur forcën e duhur. Me këtë vetëvlerësim, në fakt, pranohen më mirë problemet e jetës dhe përveç mendjes, mbrohet edhe trupi. Kërkimi i kryer mbi 153 studente ka thelluar studimet mbi vetëvlerësimin, mbi perceptimin e imazhit të trupit dhe raportin me ushqimin.

“Pranimi i vetvetes dhe defekteve i lejon njerëzit të përballen më mirë me të tjerët dhe aftësia për të pranuar kufijtë e vet dhe papërsosmëritë e veta duke mos iu druajtur konkurrencës”, thotë Paola Vincinguerra, psikoterapeute dhe presidente e Shoqatas Evropiane të Çrregullimeve nga Sulmet e Panikut (Eurodap). Për më tepër, “kush pranon defektet e veta, di edhe të jetë më joshëse”./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?