Prekëse, djaloshi me autizëm gjen paqe tek qeni

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

djali-me-autizem1

Një djalë autik, i cili nuk lejon ta prek apo përqafojë askush, ka arritur të krijojë një lidhje të veçantë me qenin.

5-vjeçari Kainoa Niehaus ka udhëtuar nga Japonia në Ohajo për të marrë qenin tek qendra “4 Paws For Ability”. Vogëlushi ka pritur dy vite për të marrë qenin dhe ka fluturuar me mijëra milje për të takuar atë. Nëna e tij Shanna ka ndarë këtë foto të djalit të saj duke pushuar kokën tek qeni Tornado.

“E shihni këtë moment? Nuk kam përjetuar asnjëherë një të tillë” shkroi ajo poshtë postimit në Facebook.djali-me-autizem

“Kjo foto tregon mimikën e fytyrës së nënës e cila pa fëmijën e saj, që nuk mund ta përqafonte, lante, vishte apo prekte lirshëm, duke vënë kokën tek qeni dhe krijuar një lidhje të heshtur. Kjo është fytyra e nënës e cila e ka parë djalin të dështojë në vendosjen e marrëdhënieve sociale me të tjerët, për të bërë një shok. Çdo shokë. Çdo lloj lidhjeje..

Ajo ka vuajtur me djalin e saj, ndërkohë që ka qarë natën për muaj me radhë, sepse ai nuk kishte lidhje të qëndrueshme jashtë familjes, pavarësisht sa fortë ai përpiqej apo punonte në terapitë e tij të autizmit”.

Tani ajo është ulur para djalit, duke e parë në heshtje këtë moment, me ajrin që thith nga mushkëritë dhe nuk thotë asnjë fjalë.

Ia vlejti çdo luftë për t’i shërbyer djalit, çdo diagnozë, çdo dollar i shpenzuar, çdo letër e mbushur, çdo takim në shkollë, çdo lot i derdhur, çdo hap i marrë, çdo hap mbrapa dhe çdo pyetje për të ardhmen.

Sepse, për shkak të tij – për shkak të Tornados – e di që gjithçka do të shkojë mirë.

Si nënë, kam parë sfida të panumërta dhe momente të dhimbshme që djali ka hasur, dhe kam qarë pa fund. Por, dje kam qarë për një arsye tjetër. Është një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet”, e mbyll ajo rrëfimin prekës.

Fotoja është shpërndarë mbi 15 mijë herë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?