Problemet që mund t’ju shkaktojnë xhinset e ngushta

Sipas studimeve të fundit, xhinset tepër të ngushta mund të dëmtojnë muskujt dhe nervat. Një grua 35-vjeçare në Australi e dëshmon këtë fakt. Ajo kishte veshur xhinse të ngushta përgjatë gjithë ditës dhe në mbrëmje këmbët i ishin mpirë dhe kishte vështirësi në ecje. Mjekët u detyruan t’i presin xhinset për të lehtësuar situatën.

xhinse te ngushtaDoktorët besonin se ajo ishte në kushtet e një sindromi të sjelljes, një sindromë që shkaktohet nga rritja e presionit në një hapësirë të mbyllur të trupit e që për pasojë shtyp nervat. Pasi i prenë xhinset, muskujt e gruas u lëshuan dhe ajo nisi të ecte sërish.

Doktorët kanë paralajmëruar gjithashtu më herët për të mos veshur taka të larta dhe xhinse të ngushta, pasi këpucët e tilla rrisin presionin në legenin e trupit, dhe xhinset rrezikojnë dëmtimin e nervave./BBC /Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?