Problemet shëndetësore që mund të ndërhyjnë në metabolizëm

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

probleme-shendetesore

Probleme me tiroidet – Një tiroide shumë aktive (e quajtur hipertiroidizmi) mund ta përshpejtojë më shumë metabolizmin, ndërsa një tiroide pak aktive (hipotiroidizmi) mund ta ngadalësojë atë. Fatmirësisht, të dyja këto gjendje mund të kontrollohen me ilaçe.

Rreziku për t’u prekur nga diabeti: Kjo gjendje rrit nivelet e insulinës, duke penguar kështu metabolizmin. Fatmirësisht, mënyra e jetesës së shëndetshme, si stërvitja apo një dietë me glicemikë të ulët, mund të ndihmojë në rregullimin e metabolizmit.

Osteoartriti dhe artriti reumatoid – Asnjë nga këto gjendje nuk ndikon drejtpërdrejt në metabolizëm, por të dyja mund t’ju pengojnë të stërviteni – dhe mos stërvitja mjaftueshëm mund të çojë në humbje muskulore dhe ngadalësim të metabolizmit.

Sindroma policistike ovariale – Gratë me këtë çrregullim hormonal rrezikohen më shumë nga rezistenca e insulinës, që mund të ndërhyjë pastaj në metabolizëm. Në këtë rast nevojiten pilula për kontrollin e lindjes për të rregulluar nivelet e hormoneve dhe ilaçin metformin për diabetin.

Burimi: Health.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet