Kryefaqja Aktualitet Prof. Tritan Kalo: Replikë “Shëndet+” për testimin

Prof. Tritan Kalo: Replikë “Shëndet+” për testimin

0
Shpërndaje

Artikullshkruese, mirëmbrëma. (Referuar shkrimit “Merr fund shfaqja ministri-bluza të bardha për testimin”)

Tritan Kalo
Prof. Tritan Kalo

Jam dakord me kronologjinë e përshkruar më lart, por nuk jam dakort me faktin se nuk ka patur deklarime e qëndrime ndaj këtij fenomeni. Prof. Tritan Shehu ka shprehur në një konference për shtyp reagimin e tij për testimin, Kryetarja e Komisionit për Shëndetësinë në Parlamant, zonja Albana Vokshi, po ashtu ka shprehur mendimin e saj kundër “testimit” si ne Parlament, po ashtu edhe në kontaktin me ju të shtypit. Unë vetë jam shprehur qartazi që në krye të herës, kurdoherë kundër modaliteteve të këtij “testimi”. Vetë infermierët po ashtu kanë qenë pjesë integrale në “protestat” e organizuara kundër këtij testimi.

Në kushtet kur pushteti gjyqësor, nën presionin e “uraganit të Reformës në Drejtësi”, një herë e pezullon Urdhrin Administrativ të Ministrit të Shëndetësisë dhe më vonë, në Apel i jep atij të drejtë, dhe ky i fundit pa pritur pozicionimin e Gjykatës së Lartë në lidhje me apelimin nga Urdhri i Infermierëve të vendimit të Gjykatës së Apelit, e në mënyrën me “konspirative” të mundshme cakton edhe datat për realizimin e tij, në mes të këtij zhegu përvëlues e vrastar të këtyre ditëve, në vend që ta drejtonte gjithë vëmendjen dhe energjitë e dikasterit të tij si dhe tonave, “mantelbardhëve”, në përballimin e kësaj situate alarmante, gjen kohën për “shfaqje jo të shëndetshme të autoritetit të tij shtetëror”.

Nga mënyra dhe vendi i zhvillimit të tij, si dikur “Koçi i teto Ollgës” në një shkallë më lart, jo si “piktor” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, por si “skulptor” në Fakultetin e Mjekësisë, nisur si duket edhe nga dalja në përkrahje të tij e dekanes, prof. Mira Rakacolli, në debatin që kam zhvilluar në Neës 24 me vetë ministrin tonë të Shëndetësisë, ÇFARË duhet të bëjnë infermierët e Shërbimit Terciar, meqë janë të parët që do të testohen?

Të dalin përsëri oborreve të spitalit, tanimë kur shumë prej tyre janë me pushime apo të rrezikojnë vendin e punës si me koncensionet e njëpasnjëshme që po i bën Sektorit Publik?

Ministria jonë e Shëndetësisë jo publike, po ashtu edhe me qëndrimet e drejtuesve të lartë të këtij dikasteri apo të derivateve të tyre në QSUT, si dhe në Spitalet Rajonale, sepse vetëm nëse nuk mundet të kenë fjalët e Drejtuesve të Shëndetësisë të të gjitha niveleve, se “testimi është vetëm një fotografim i situatës së përgatitjeve të infermierëve”!

Apo kur nisur nga motivet perandorake “Përça dhe sundo”, nuk përfshihen në këtë testim infermierët e sektorëve privatë, sepse në sektorin privat nuk janë shqiptarë ata që mjekohen, si dhe përçarjen e mëtutejme të infermierëve meqë testimi nuk bëhet në grup, por me “grupëza” 5-6 infermierësh dhe në orë të ndryshme, apo kur Urdhri i Infermierëve, të cilët zyrtarisht janë zëri dhe mbrojtësi  zyrtar i Infermierëve të këtij vendi, vetëm hesht?!

Ju gazetarët e të gjithave organeve të shtypit duhet në këto kushte kur “agresiviteti i pushtetbërësve vetëm rritet”, të jeni më opozitëbërës përkundrejt vendimeve apo qëndrimeve arbitrare të Ekzekutivit, Legjislativit apo të Drejtësisë së vendit tonë. Jo më kot Englezi në situata të tilla është shprehur se: “A friend in need is a friend indeed!” (Miku i mirë gjendet në ditë të vështira-Shënim i red.)

Ju faleminderit për mbështetetjen e deritanishme ndaj nesh.

Respekte, Dr. Tritan Kalo

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here