Organizata rinore ‘’Youth4Society’’ ka mbledhur së bashku në Durrës,24 të rinj nga vende të ndryshme të Europës ,në një trajnim mbi Multimedian.
Fokusi kryesor i këtij trajnimi është përdorimi i multimedias për promovimin e të drejtave të njeriut. Nëpërmjet edukimit joformal dhe ëorkshopeve nga trajner Europian ,me përvojë në fushën e Të Drejtave Njerëzore dhe Multimedias , pjesmarrësit po aftësohen ,zhvillojnë e promovojnë aftesitë e tyre .
Ky trajnim është një mundësi e mirë për të rinjtë nga vende të ndryshme të Evropës & Ballkanit Perëndimor të njihen me kultura të ndryshme dhe të shkëmbejnë eksperincat personale në komunitetet vendase.
Ky trajnim eshte i financuar nga komisioni europian nën programin Erasmus + dhe është pjesë e një projekti 9 mujor që organizata Y4S po implementon ne bashkpunim me 7 partnerët e saj nga Anglia, Italia, Serbia,Maqedonia,Kosova,Bosnja dhe Turqia.


