Pse ecja përmirëson shëndetin?

Ecni që të përmirësoni shëndetin tuaj. Pse ecja përmirëson shëndetin dhe ul gjendjen e stresit? Ecja dhe ushtrimet fizike ju sigurojnë përfitime përtej përmirësimit të gjendjes suaj fizike. Ecja pakëson ankthin. Ecja ndihmon në pakësimin e stresit. Ecja ju jep kohë të mendoni më qetë dhe të evitoni mendimet negative. Dalja nga një mjedis që të shkakton ankthin, marrja e ajrit të pastërt, dhe ndijimi që trupi po lëviz, ndikojnë në lehtësimin nga gjendja e ankthit.

Në një studim të publikuar në Annals of Behavioral Medicine u konstatua se studentët e universitetit që ecnin rregullisht ose që bënin ushtrime të lehta fizike, kishin nivele më të vogla të stresit se ata që nuk ecnin ose nuk bënin ushtrime fizike.

Në cfarëdo lloj pune që jeni duke bërë pushoni pak dhe ecni jashtë në natyrë. Kjo ju ndihmon të shkëputeni nga shqetësimet që keni,të distancoheni nga “zërat” e brendshëm dhe të lidheni me mjedisin e jashtëm që ju rrethon. Shikoni gjithchka që ju rrethon, shijoni pemët, lulet, ndërtesat.

Ecja ju ndihmon që në trupin tuaj të clirohen hormonet e ashtuquajtura të “lumturisë” sic janë endorfinat. Do shikoni se do keni benefite të dobishme, dhe do shihni se humori juaj do përmirësohet.

Por ndërsa ju ecni duhet të keni kujdes që: mos u përkulni para mbrapa por ecni duke mbajtur trupin drejt. Mos i shtrëngoni shumë muskujt e barkut. Ndërsa ecni, bëni herë pas here frymëmarrje të thella e pastaj lironi muskujt e kraharorit. Mos i shtrëngoni nofullat që mos të sforconi muskujt e qafës.

Kur ecni lëvizni duart me 90 gradë duke i mbajtur duart afër trupit. Lëvizja e duarve duhet të jetë para mbrapa por jo diagonal. Që të shtoni ritmin e ecjes mundohuni të ecni me hapa normale por jo me hapa të mëdha./WebMD

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore