Pse është i nevojshëm gjumi

Disa njerëz kanë nevojë të flenë 8 orë gjatë natës, disa të tjerë 4 orë.  Edhe pas dekadash studimesh përsëri nuk ka një arsye të qartë se pse na nevojitet gjumi. Ja disa teori intriguese që shpjegojnë nevojën që kemi për gjumë.

  • gjum2Është e qartë se të gjithë ndihen mirë pas një gjumi të qetë dhe të plotë.
  • Nëse qëndroni disa ditë pa fjetur, do të keni konfuzion, harresë dhe halucinacione.
  • Gjumi na ndihmon të kemi një kujtesë më të mirë.
  • Sipas një studimi të kryer së fundmi, gjumi na ndihmon në lehtësimin e përvojave të këqija, pasi gjatë gjumit truri pushon së menduari për ngjarjet e pakëndshme apo traumat e kaluara.
  • Gjumi është i mirë për trupin dhe mendjen, orët e nevojshme që duhet të kaloni në gjumë janë 7-8 orë. Nëse flini më pak ose më shumë, mund të shkaktoni sëmundje të ndryshme.

Në vend që të ndiheni fajtorë kur ndjeni nevojën për gjumë, mendoni sa mirë i bën ai organizmit./BBC

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet