Pse është i rëndësishëm ushqyerja e bebes me gji?

Nga neonatologu Spiro Dama:

Ushqyerja me gji është e rëndësishme dhe e patjetërsueshme. Është guri i parë i themelit për një shëndet të mirë. Këtu këmbëngulim, këtu lakmojmë, këtu propagandojmë. Ky është kyçi i punës sonë: edukimi i nënave të reja për mbajtjen gjallë të traditës së ushqyerjes së bebes me gji.

bebe gji 1Është e rëndësishme për shumë arsye. Është komode. Është i gatshëm, bakteriologjikisht i pastër, kimikisht i pastër, i plotësuar me proteina. Ekonomikisht është më i lirë, nuk ka shpenzim. Nga ana shëndetësore, është më e shëndetshme sepse bebi krijon imunitet.

Një fëmijë që ushqehet me gji, sëmuret 5 herë më pak, preket më pak nga problemet e diarreve, siç është karakteristike për stinën e verës, dhe nga sëmundjet e infeksioneve të tjera. Është shumë e domosdoshme dhe në uljen e sëmundshmërisë. Fëmijët që ushqehen me qumësht artificial sëmuren 5 herë më shumë.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës