Pse gjumi i pasdites nuk duhet të kalojë 40 minuta

Sipas një studimi të ri, të bësh një sy gjumë më të gjatë se 40 minuta rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme. Në mënyrë specifike, studimi, i cili u krye në një mostër prej 300,000 personash, zbuloi se ata që shijojnë sy gjumë gjatë ditës janë në rrezik të zhvillojnë sindroma metabolike, duke përfshirë obezitetin, hipertensionin dhe kolesterolin.

Hulumtimi u prezantua në takimin vjetor të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë. Vlen të përmendet se dremitjet e shkurtra të pasdites konsiderohen të dobishme për shëndetin e njeriut.

Studiuesit shqyrtuan zakonet e gjumit të 300,000 njerëzve dhe i krahasuan ato me të dhënat e tyre mjekësore. Ata zbuluan se dremitjet e shkurtra janë të mira për shëndetin, por nëse e bëni zakon të flini më shumë se 40 minuta, jeni në rrezik të zhvilloni sëmundje të tilla si diabeti dhe mbipesha.

Gjatë një gjumi prej më shumë se 40 minutash, trupi beson se po hyn në një fazë gjumi të thellë dhe me zgjimin, cikli metabolik ndërpritet. Kjo nuk ndodh kur dikush fle për më pak se 40 minuta.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?