Kryefaqja Uncategorized Pse ka rëndësi pesha kur bëhet fjalë për dhimbje të nyjeve të...

Pse ka rëndësi pesha kur bëhet fjalë për dhimbje të nyjeve të kockave?

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Nëse jeni të shqetësuar rreth artritit sepse ndjeni dhimbje në nyjet e kockave kur ecni, vraponi apo ngjitni shkallët, ose sepse njëri nga prindërit e ka pasur këtë sëmundje, një hap i rëndësishëm drejt parandalimit është të kontrollosh peshën trupore.

Të qenurit mbipeshë e rrit riskun për zhvillimin e osteoartritit në dy mënyra.

Së pari, pesha e tepërt shton presionin mbi kyçe apo nyje që mbajnë shumë peshë (gjuri për shembull). Së dyti, faktorët inflamatorë që lidhen me shtimin në peshë mund të shkaktojnë probleme në kyçet apo nyjet e tjera (si për shembull në duar).

Gjatë ecjes në tokë të rrafshët, forca që ushtrohet në gjunjtë tuaj është 1½ e peshës suaj trupore. Domethënë një burrë që peshon 90 kilogramë, në çdo hap të tij do të ushtrojë një presion prej 135 kilogramësh. Shto dhe një vend të pjerrët dhe presioni është akoma dhe më i madh: kur hip dhe zbret shkallët presioni i ushtruar në gjunjë është sa dyfishi apo trefishi i peshës së trupit, dhe katërfishi kur përkulesh për të lidhur lidhëset e këpucëve apo kapur diçka që ju ka rënë.

Humbja e disa kilogramëve redukton presionin në gjunjtë tuaj dhe i mbron nga dëmtimet.

Për shembull, studimet kanë provuar se humbja e 4 – 6 kilogramëve në të rinjtë obezë, mund të përkthehet në një risk akoma më të ulët për zhvillimin e osteoartritit më vonë në jetë.

Taktikat më të mira për humbjen e peshës

Shtimi i aktivitetit fizik ka shumë përfitime shëndetësore dhe mund t’ju ndihmojë të hiqni kilogramë.  Por vetëm kjo mund të mos mjaftojë që të bini në peshë. Çdo 0.5 kg që doni të humbisni, përfaqëson rreth 3500 kalori. Kështu nëse doni të humbisni gjysmë kilogrami në javë, duhet të largoni 250 – 500 kalori në ditë. Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është të digjni 125 kalori nëpërmjet ushtrimeve fizike dhe të merrni 125 kalori më pak në ditë.

Mos harroni që kjo është e dyanshme: nëse konsumoni 100 kalori më shumë në ditë, pa i djegur ato, kjo mund të bëjë të shtoni 5 kilogramë ose më shumë në fund të vitit. Kështu që duhet të tregoni kujdes si me atë që hani dhe me aktivitetin fizik.

Burimi: Harvard Health Publishing

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here