Pse kemi djegie të stomakut?

Një ndjesi djegieje në stomak është zakonisht vetëm një simptomë e një gjendjeje, siç është intoleranca ndaj ushqimeve të caktuara. Të gjithë e kemi provuar si ndjesi bashkë me rikthimin e lëngjeve acide të stomakut. Kjo gjendje quhet REFLUKS dhe ndodh edhe në kushte fiziologjike.

Djegia e stomakut përshkruhet përgjithësisht nga pacientët si dhimbje e stomakut që përhapet në drejtimin lart deri në fyt .

Por sëmundja në vetvete pra REFLUKSI GASTRO-EZOFAGEAL është i shpeshtë, gati 20% e popullsisë është relativisht e konsiderueshme.

Çfarë duhet të kemi kujdes?

– Për të përjashtuar dëmtime të ezofagut ose edhe sëmundje të tjera ndihmon Endoskopia.

– DIETA me vakte të vogla e të shpeshta, mundësisht jo shumë kalori dhe yndyrna, e pasur në proteina dhe vakti i mbrëmjes në distancë me fjetjen.

– Shmangia e rrobave të ngushta

-Rënia në peshë nëse jeni mbipeshë

-Fjetja me kokën të ngritur me jastëk

– Shmangia e dëmtuesve të stomakut

-Duhani, Alkooli dhe medikamente

– Nëse simptomat vazhdojnë në mënyrë shqetësuese drejtohuni te MJEKU!

-Mos merrni ilaqe vetë në farmaci pa rekomandim mjeku dhe i përdorni për një kohë të gjatë!/Gazeta Shëndeti

Postime të ngjashme

Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Doktori ndan shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mëlçisë, që shfaqen në lëkurën tuaj
Gjendja e këmbëve tregon për probleme shëndetësore, paralajmëron eksperti
"Ne fituam një fëmijë"
Epidural për dhimbjet e shpinës (të mirat dhe të këqijat)
A mund të dëmtojë marrja në dozë të lartë e Niacinës zemrën tuaj?
Çfarë duhet të dini për zhurmën në vesh