Pse kumbullat, lëngu i kumbullave dhe kumbullat e thata kanë efekt laksativ?

Lëngu i kumbullave dhe kumbullat e thata kanë një efekt laksativ ende të pakuptueshëm. 100 gramë kumbulla përmbajnë 6 gramë fibra, por “vetëm kjo nuk është sasi e mjaftueshme për të shpjeguar efektin laksativ”, thotë Liza Kimperman, dietologe dhe zëdhënëse e Akademisë së Nutricionit dhe Dietës.

kumbulla te thataAjo çka duket se bën ndryshimin është prania e një substance (alkool sheqeri) e quajtur sorbitol. Ka 15 gramë sorbitol në 100 gramë kumbulla dhe 6 gramë sorbitol në një gotë lëng. Sorbitoli është i patretur mirë dhe i fermentuar nga bakteret në zorrë. Ai gjithashtu tërheq ujin në traktin gastrointestinal, thotë Kimperman, duke u shprehur se këto dy efekte ndihmojnë lëvizjet në zorrë.

Sorbitoli është natyralisht në frutat e thata dhe në rrushin e thatë, si dhe në shumë fruta të freskëta dhe gjithashtu prodhohet si ëmbëlsues për përdorimin në karamelet dietike dhe në çamçakëzët pa sheqer, si dhe mentet. Konsumi i tyre mund të shkaktojë gazra, ngërçe barku dhe diarre dhe Akademia e Nutricionit dhe Dietës paralajmëron kundër përdorimit të më shumë se 50 gramëve sorbitol në ditë./ Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës