Pse ndjeheni gjithmonë të lodhur

Ekspertja e gjumit,  Linda Melonlak, thotë se mungesa e gjumit  nuk është e vetmja gjë që ul energjitë.  Shumë gjëra që ju bëni (dhe nuk bëni) mund t’ju lodhin mendërisht dhe fizikisht, duke ju penguar në punët e përditshme. Ekspertët kanë zbuluar zakonet që mund të bëjë që ju ndjeheni të lodhur.

lodhje fizikeJu ndaloni stërvitjen kur ju jeni të lodhur: stërvitja ju ndihmon të luftoni lodhjen. Në një studim të Universitetit të Gjeorgjisë, të rriturit që filluan ushtrimin e lehtë tri ditë në javë për 20 minuta raportuan se ndjeheshin më pak të lodhur dhe më energjikë. Stërvitja bën që sistemi kardiovaskular të funksionojë si duhet dhe ushqen me oksigjen indet tuaja.

Nuk pini ujë të mjaftueshëm: Dehidratimi shkakton  reduktim të sasisë së gjakut dhe si pasojë bën që rrahjet e zemrës të jenë të çrregullta. Prandaj shpesh herë ndjeheni të dobët fizikisht dhe pa energji.

Keni mungesa të hekurit në trup: Mungesa e hekurit mund t’ju bëjë të ndiheni nervoz, të dobët, dhe të paaftë për tu përqendruar,thotë Godson. Duhet të konsumoni sa më shumë hekur për të zvogëluar rrezikun e anemisë. Ushqimet që përmbajnë hekur janë: mishi i kuq, fasulja, veza (përfshirë të  verdhën e vezës), perimet me gjethe jeshile, arra dhe ushqimet e larta në vitaminë C (vitamina C përmirëson thithjen e hekurit), sugjeron Goodson.

Nuk hani mëngjes: Kur të zgjoheni në mëngjes, ju duhet të konsumoni patjetër mëngjes. Goodson rekomandon një mëngjes që përfshin drithërat, proteina dhe yndyra të shëndetshme. Kos të bërë me fruta, proteina, qumësht të ulët yndyrë, dhe gjalpë bajame ose vezë me dy feta bukë e thekur dhe  kos./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?