Pse nuk duhet të hani shumë vonë natën? Ja problemet që i kanosen shëndetit

Shumë njerëz kanë tendencë ta hanë vaktin e tyre të fundit të ditës mjaft vonë natën.

Megjithatë, sipas ekspertëve, kjo nuk është e mirë për shëndetin tonë. Një vakt i konsumuar disa orë para gjumit e mban trupin vigjilent dhe nuk e lejon atë të relaksohet siç duhet në mënyrë që të përgatitet për gjumë.

Përveç kësaj, sipas studimeve, duke ngrënë shumë vonë natën, e vëmë zemrën në rrezik.

Edhe tensioni i gjakut mbetet i lartë nëse darka hahet brenda dy orëve para gjumit.

Vakti i fundit i ditës duhet të hahet të paktën dy orë para gjumit. Idealisht, studiuesit rekomandojnë të mos hahet asgjë pas orës 7 të mbrëmjes.

Studiuesit besojnë se ky efekt negativ i të ngrënit ngadalë është për shkak të faktit se të ngrënit shoqërohet me çlirimin e hormoneve të stresit, të cilat e pengojnë trupin të relaksohet.

 

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin