Pse shkaktohen bycat në sy dhe si t’i kuroni në mënyrë natyrale

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Byci është një infeksion akut i gjëndrave sekretore të qepallave, që shkaktohen më shpesh nga bakteret streptokoksike, të cilat hyjnë dhe infektojnë gjendrat në afërsi të syrit. Infeksioni mund të shfaqet në formën e një gunge të vogël në qepallën e sipërme ose atë të poshtme, duke shkaktuar rritjen e inflamacionit, skuqje dhe dhimbje të syrit. Në qoftë se infeksioni rëndohet atëherë mund të infektojë edhe pjesën tjetër përreth qepallës ose të gjithë indet përreth syrit. Kjo gjendje mund të prekë njerëzit e të gjitha moshave, por zakonisht shfaqet tek fëmijët.

byc ne syNë përgjithësi ky infeksion nuk përbën rrezikshmëri për shëndetin nëse kurohet dhe trajtohet në kohë. Ai mund të trajtohet edhe përmes metodave natyrale, ja disa prej tyre:

Raki kumbulle dhe vaj ulliri: merrni një copë pambuk të pastër dhe thithni pak raki kumbulle, shtyrdheni pambukun, në mënyrë që të heqë tepricën e rakisë. Vendoseni pambukun mbi byc dhe mbajeni disa sekonda. Më pas vendosni pak vaj ulliri ekstra të virgjër, të cilin duhet ta mbani pak minuta gjithashtu. Shpëlajeni syrin me çaj kamomili.

Kompresë e ngrohtë: përgatisni çaj kamomili të nxehtë dhe thithni lëngun në një copë pambuku. Vendoseni pambukun në byc (me një nxehtësi aq sa ta duroni). Lëreni kompresën e ngrohtë në sy derisa të ftohet.

Mollë dhe patate: vendosni një fetë mollë ose një fetë patate mbi sy dhe lëreni të veprojë për 30-60 minuta./ Burimi: Healthy Food Team

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit