Pse të jesh me kancer kushton shtrenjtë

Për gazetën “Shëndet+”, Arben Ivanaj

Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të organizmit. Terma të tjerë sinonime që përdoren janë tumori dhe neoplazma. Kanceri njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave që prodhojnë 1 tumor ose neoplazmë. Qelizat e kancerizuara humbasin specializimin e indit që i përkasin dhe nuk i Arben Ivanajpërgjigjen mekanizmave të kontrollit që normalisht e kufizojnë ndaljen e qelizave. Kanceri mund të kalojë nga forma primare e tumorit në formën sekondare të tij në një proces që ndryshe quhet metastazë.

Kushton shtrenjtë pasi është kosto efektivitet. Në ekonominë e tregut lidhet kërkesa me ofertën. Gjithçka është e re në trajtimin e kancerit, çdo ditë dalin probleme të reja dhe kërkesa për këto është shumë e lartë. Nga ana tjetër, shpenzimet që janë bërë për të arritur këtë sukses, janë shumë të larta dhe duhen rikuperuar. Në të gjitha rastet dalim tek pyetja fillestare: A ka çmim jeta?

Gati për të gjitha medikamentet që janë në treg, është vlerësuar kosto efektiviteti. Në të gjithë botën perëndimore del me efikasitet, del me fitim, sepse i kthen shoqërisë një të sëmurë që 4 vjet ka ndenjur te dera e spitalit.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës