Puna ulur të plak 8 vjet

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe Gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Gratë që kalojnë shumë kohë ulur përshpejtojnë procesin e plakjes, kanë zbuluar ekspertët. Qëndrimi ulur për më shumë se 10 orë në ditë ndryshon “moshën biologjike” të grave, duke i bërë të duken 8 vjet më të vjetra seç janë.

Hulumtuesit shkencorë, të cilët monitoruan mënyrën e jetesës të më shumë se 1400 grave mbi moshën 64 vjeç, zbuluan një lidhje të fortë mes mënyrës së jetesës sedentare dhe plakjes së parakohshme të qelizave në trup.

Ky proces mendohet se rrit rrezikun për zhvillimin e kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Vetëm gjysmë ore stërvitje – si ecje e lehtë, ngasje e biçikletës – është e mjaftueshme që të shmangni këtë rrezik.

Por shumë pak njerëz e bëjnë këtë.

Ekspertët thonë se këto rezultate duhet të shërbejnë si thirrje për njerëzit që kalojnë shumë orë pa lëvizur fare. Këtu përfshihen njerëzit që punojnë nëpër zyra, pilotët, drejtuesit e taksive, të cilët shpenzojnë rreth 75% të ditës të ulur para ekranit të kompjuterit.

Ekspertët rekomandojnë që të rriturit duhet të shpenzojnë të paktën 150 minuta në javë – 2 orë e gjysmë- duke bërë stërvitje, aerobi, të merren me ndonjë sport etj.

“Stela Sport Center” është një qendër sportive ku ofrohen kurse noti, zumba, kickboxing, kërcim Kangoo etj, për fëmijë dhe të rritur.

Për çdo interesim, ju lutemi të kontaktoni “Te Stela Sport Center” në 067 20 333 10 , “Te Stela Sport” ose në Facebook: “Te Stela”.

Si të mbroheni nga sëmundjet e zemrës, diabeti, kanceri dhe problemet e kockave

Postime të ngjashme

Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh