Pyet mjekun: A duhen ilaçe kur të dhjamoset mëlçia?

Babai im konsumon raki. Nuk konsumon shumë, por e konsumon nga pak çdo ditë. Mjeku i ka thënë që duhet ta lërë rakinë dhe të mos e konsumojë fare, pasi mëlçia i ka zënë dhjamë dhe i është dëmtuar nga alkooli. Mund të më këshilloni se çfarë duhet të bëj?

melcia e dhjamosurPërgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjekja gastrohepatologe, Esmeralda Runa

Në raste të tilla nuk ka nevojë për ilaçe. Mjafton që personi të lërë alkoolin dhe mëlçia nuk do të dëmtohet më shumë. Duke ndëprerë alkoolin ndërpritet edhe avancimi i sëmundjes. Dieta? E kam përmendur edhe më parë se është mirë që të përdoren çikoret (lakrat e egra). Mund të përdoren të ziera dhe t’u pihet lëngu jeshil që ato nxjerrin, ose mund të përdoren në sallatë. E mirë për të gjithë personat që kanë probleme me mëlçinë është edhe gjiza pa kripë, si dhe vaji i ullirit.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës