Kryefaqja Shendeti a-z A Pyet mjekun: A ndihmon humbja e peshës kundër artritit?

Pyet mjekun: A ndihmon humbja e peshës kundër artritit?

0
Shpërndaje

Ndjekja e këshillave në stilin e jetesës do të rrisë sistemin imunitar dhe të ulë mundësitë për të pasur sëmundje zemre, kancer, goditje në tru apo diabet, disa nga sëmundjet më të përhapura dhe që “vrasin” më shumë shqiptarë.

Për gazetën “Shëndet+”, mjekja reumatologe Julia Kollçaku 

Mbajtja e një peshe të shëndetshme është jetësore për të parandaluar dhe trajtuar osteoartritin. Obeziteti është një çështje shqetësuese edhe në Shqipëri. Madje, mbipesha është tashmë problem jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët, teksa pediatrët paralajmërojnë se po arrin në shifra alarmante. Sigurisht, të qenët në një peshë normale nuk është garanci se nuk do të prekeni nga osteoartriti, por pesha e tepërt është pothuajse garanci se do të prekeni, sidomos nëse jeni grua. Dhjetëra studime shkencore kanë parë lidhjen mes peshës dhe artritit dhe të gjithë kanë rënë dakord në një pikë: nëse jeni mbipeshë, shanset tuaja për artrit të gjurit apo këllkut janë shumë herë më të mëdha se dikush në peshë normale. Nëse jeni obez, mundësitë janë edhe më të mëdha.

Lidhja mes të qenit  mbipeshë apo obez dhe të pasurit artrit, veçanërisht artrit të gjurit dhe këllkut, janë treguar në një numër të madh studimesh. Sa më i rëndë jeni, aq më i madh është rreziku. Një studim tepër i madh i viteve 1980 tregoi që burrat e rëndë janë 1.5 herë më në rrezik për artrit gjuri se ata që janë në peshë normale, ndërsa gratë e rënda janë dy herë më në rrezik për artrit gjuri sesa ato me peshë normale.

Një studim i 1990-s tregoi se çdo 5kg mbipeshë e rrit rrezikun për artrit me 1.4 herë. Lidhja e dukshme është që mbipesha në kyçe, sidomos në gjunj e këllk, mund të shkaktojë shkatërrimin e kërceve. Megjithatë dëmi nuk është vetëm te kyçet që mbajnë peshën. Njerëzit obez gjithashtu zhvillojnë osteoartrit në kyçe të tjera që nuk mbajnë peshë, të tilla si gishtat dhe duart. Kërkuesit mendojnë se kjo ndodh pasi në gjakun e personave obezë qarkullojnë disa substanca që shkaktojnë shkatërrimin e kërcit të kyçeve (ende të paidentifikuara).

Fatkeqësisht kjo çon n ë një rreth vicioz: sa më i rëndë të jeni, aq më shumë keni rreizk për osteoartrit, e cila ul aftësinë për ushtrime, që çon në më tepër obezitet. Po t’i shtosh edhe depresionin këtij cikli, atëherë mund ta quajmë vërtet një sfidë. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, të qenët mbipeshë është një faktor serioz risku për diabetin e tipit 2. Të qenët mbipeshë apo obezë dhe jeta sedentare ju bën edhe më të rrezikuar. Pse është e rëndësishme? Sepse diabeti në vetvete është një rrezik tjetë rpër osteoartrit. Njerëzit me diabet shpesh nuk kanë funksion të mirë të nervave fundore, përfshirë nervat që çojnë në kyçe. Afatgjatë, njerëzit me diabet zhvillojnë neuropati diabetike, një çrregullim shpesh i dhimbshëm që çon në ulje të ndjesisë. Pa ndjesi të mirë të kyçeve, diabetikët me neuroapti janë të paaftë të rregullojnë balancën dhe lëvizjet e kyçeve të nevojshme për të parandaluar dëmtimet e kërceve nga të qenët mbipeshë, madje edhe aktivitetet e përditshme, si e ecura në një terren jo shumë të drejtë. Përfundimi është një dëmtim i përshpejtuar i kyçeve.

A ndihmon humbja e peshës kundër artritit?

Siç e dimë të qenët mbipeshë kontribuon në artrit, e dimë gjithashtu se humbja peshë mund të ndihmojë në parandalimin dhe lehtësimin e trajtimit. Nëse nuk jeni mbipeshë, është edhe më mirë për artritin dhe për shëndetin tuaj. Nëse jeni mbipeshë, humbja e disa kileve është e rëndësishme për trajtimin e artritit. Nuk keni nevojë të bëni dieta ekstreme apo të humbni peshë menjëherë. Kjo mund të hskaktojë probleme në shëndetin tuaj më shumë sesa t’ju ndihmojë dhe jo rrallë ndodh që kur përpiqesh të humbësh peshë shpejt, jo vetëm shton më pas, por merr edhe ca kile më shumë. Ndaj është e këshillueshme që peshën ta humbisni shumë avash.

Humbja e avashtë e peshës tregojnë se regjimi juaj ushqimor dhe stili i jetesës po përmirësohen dhe mund të mbahen për një kohë të gjatë. Mënyra më e mirë për një program humbjeje peshe është kombinimi i dy gjërave: një gamë e gjerë ushqimesh të shëndetshme me porcione të arsyeshme, si dhe ushtrime të përditshme të moderuara. Çdo dietë që promovon humbje të shpejtë peshe, sidomos nëse programi nuk përfshin edhe usthrime, duhet të jetë për ju një shenjë që nuk do të jetë efektive për kohë të gjatë.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here