Pyet mjekun: A ndikon trashëgimia në shfaqjen e venave varikoze?

Përgjigjet Elida Mici, kirurge flebologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3

Trashëgimia është një ndër faktorët kryesor në shfaqjen e venave varikoze. Nëse të dy prindërit vuajnë nga venat varikoze, mundësia për të pasur varikozë edhe fëmija është 95%.
Faktorë të tjerë që mund të çojnë në shfaqjen e venave varikoze janë: barrat, profesioni (i lidhur me pozicionin e punës, ngritjen e peshave të rënda) mbipesha ose rëniet e menjëhershme nga pesha, duhani etj.

Përsa i përket moshës së shfaqjes së kësaj sëmundjeje tek fëmijët ose adoleshentët është akoma edhe sot një realitet i neglizhuar. Autorë të shumtë këmbëngulin në aspektin e trashëgimisë, në transmetimin e sëmundjes së varikozës, duke bërë që ajo të shfaqet sa më herët./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet