Pyet mjekun: Cilat janë simptomat e verdhëzës?

]Përshëndetje! Ju lutem a mund të na jepni një informacion se cilat janë simptomat e verdhëzës?

Përgjigjet Alma Hoxhaj, mjeke infeksioniste në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 3, Tiranë

Ka shumë lloje verdhëzash. Ka verdhëz A, B,C,D, E, F. Megjithatë më të shpeshta janë A dhe B. Shenjat kryesore janë këputja, lodhja trupore , mungesa e oreksit, mund të kenë ndjesinë e të vjellit, ndërsa sytë dhe lëkura marrin ngjyrë në të verdhë. Në momentin që i sëmuri ka këto shenja, mund të drejtohet tek mjeku i familjes ose ai specialist për të bërë ekzaminimet përkatëse dhe vënë diagnozën./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës