Pyet mjekun: Jam bartëse inaktive e hepatitit B. A kam rrezik?

Ju lutem kam parë që keni një rubrikë “Pyet mjekun” dhe kam nevojë shumë të madhe për ndihmën tuaj. Kur po dhuroja gjak nga një analizë rutinë dola me hepatit b. Pas ekzaminimeve të shumta që bëra me mjekun, të gjitha analizat e mëlçisë më dolën mirë edhe ekoja abdominale më doli shumë mirë. Mjeku më dha përcaktimin “bartëse inaktive e shëndoshë” e hepatitit B. Të them të drejtën e kam hepatitpërjetuar shumë keq. Pasi mjeku im nuk më dha asnjë ilaç për t’u kuruar, sepse, sipas tij, unë isha e shëndoshë dhe nuk duhet të përdorja asnjë ilaç, thjesht duhet të mbaja një regjim të rregullt ushqimor pa yndyrna. Unë nuk pi as duhan, as alkool. Ju lutem, jam shumë e shqetësuar, pse nuk po më kurojnë me ilaçe dhe a ka mundësi që hepatiti B të më kthehet aktiv dhe të më dëmtohet mëlçia? Po për t’u shëruar tërësisht, a do të shërohem ndonjëherë, që mos ta kem më këtë virus. Ju falënderoj shumë paraprakisht e ju uroj shëndet!

Përgjigjet mjekja gastrohepatologe Valdete Malaj

Hepatit B inaktiv do të thotë që virusi është në gjendje gjumi, nuk është aktiv, nuk është duke e dëmtuar mëlçinë. Në këtë rast pacientja duhet të bëjë një kontroll pas tre muajsh të transaminazave. Nëse dalin normale, atëherë duhet që ta bëjë kontrollin tjetër pas 6 muajsh, nëse sërish transaminazat dalin në normë, kontroll pas një viti. Pra, kontrolle periodike. Herë pas herë virusi mund të bëhet aktiv, prandaj janë të rëndësishme këto kontrolle se hepatiti nuk ka as shenja klinike.

Postime të ngjashme

Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur