Pyet mjekun: Jam shtatzënë dhe kam kapsllëk, ç’të bëj?

Përshëndetje! Pas lindjes së fëmijës së parë (para tre viteve) kam pasur shqetësime të vazhdueshme në zorrën e trashë. Tani jam tre muajshe shtatzënë dhe shpeshherë bëhem kaps. Ju lutem, më këshilloni sepse po vuaj shumë.

Përgjigjet mjekja Esmeralda Runa, gastrohepatologe pranë Qendrës Shëndetësore të Specialiteteve nr. 3, Tiranë

Kapsllëku në shtatzëni është një nga problemet e zakonshme që hasin shumë gra. Ka shumë arsye pse ky problem mund të ndodhë, por më të zakonshme janë:

  • Presioni që bëjnë mitra së bashku me frytin në zorrën e trashë, pengojnë lëvizjen normale të zorrëve
  • Hormoni progesteron, i cili është i sekretuar në nivele të rritura në shtatzëni ngadalëson lëvizshmërinë e zorrëve dhe kalimin e ushqimit nëpër zorrë.

Çfarë mund të bëjmë për të lehtësuar problemet me kapsllëkun?

Tek gratë shtatzëna nuk rekomandohet asnjë lloj mjekimi me preparate, çka do të thotë që e vetmja mënyrë që mund t’i vijmë në ndihmë në këtë rast, është modifikimi i dietës ushqimore.

Kini kujdes atë që hani. Ushqimi i përditshëm duhet të jetë i pasur më shumë fruta e perime.

Përdorni supë, ‘’gjellë më lugë’’, komposto molle e kumbulle. Një frut shumë i efektshëm në këtë rast është edhe kivi.

Gjithashtu, ushtrohuni, ecni dhe kushtoni vëmendje kur shkoni në tualet, shpëlahuni me ujë të ftohtë dhe dilni të paktën një herë në 24 orë.

Megjithatë, nëse kapsllëku zgjat më shumë, konsultohuni me mjekun tuaj për këshilla dhe ndihmë. Kjo për shkak se kapsllëku afatgjatë mund të çojë në paraqitje të hemorroideve, të cilat janë të pakëndshme, të dhimbshme dhe problem serioz, por fatmirësisht shumica e tyre tërhiqen vetvetiu pas lindjes./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës