Pyet mjekun: Kam alergji nga polenet, më bën dëm mjalti?

Përshëndetje! Do të doja të dija nëse në rastet kur mjekohem për alergji nga polenet, mund të konsumoj edhe mjaltë?

Përgjigjet Mira Xhixha, mjeke alergologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.3, Tiranë

Kjo është një pyetje e zakonshme që e hasimshpesh nga pacientët tanë. E para, alergjitë nga polenet janë të shumëllojshme dhe poleni që jua shkakton alergjinë, mund të mos jetë fare në mjaltë. E dyta, nëse pacienti ka konsumuar vazhdimisht mjaltë d he nuk ka pasur ndonjë reaksion alergjik të tipit skuqje në buzë, ënjtje apo kruarje, ne nuk kemi asnjë të drejtë t›ia ndalojmë mjaltin. Shumë njerëz vuajnë nga alergjitë dhe të gjithë konsumojnë mjaltë. Ne nuk i dalim dot para pa pasur një shkak, një përjetim apo përvojë nga pacienti./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë