Përshëndetje Gazeta Shëndeti! Kam tre ditë që kam dhimbje tek këmba dhe nokeza lart thembrës deri tek kyçi i legenit. Gishtat nuk i ndiej. Mund të më jepni një përgjigje ju lutem?
Përgjigjet mjekja reumatologe Julia Kollçaku, Poliklinika e Specialiteteve nr.3, Tiranë
Pacienti duhet të bëjë patjetër një vizitë tek mjeku specialist. Problemi kryesor mund të jetë në pjesën e kolonës lumbare, nga e cila vjen edhe mpirja e gishtave. Këshillohet bërja e radiografisë sëmesit dhe bilanci i analizave. Diagnoza e saktë nuk mund të përcaktohet vetëm me një shenjë./ Shendeti.com.al


