Pyet mjekun: Kam kollë të vazhdueshme në mëngjes, ç’të bëj?

Ju përshëndes nga Italia! Gjithmonë më keni ndihmuar me recetat tuaja. Doja të më ndihmonit edhe me një recetë për kollën, kollë që të mbyt, dhe kjo më ndodh sidomos në mëngjes herët. Faleminderit!

Përgjigjet për shendeti.com.al mjeku pneumolog Xhemil Alizotaj, Spitali Universitar i Traumës

kolleNëse një person ka kollë të vazhdueshme dhe kjo e shqetëson sidomos në mëngjes herët, atëherë na bën që të dyshojmë për alergji. Zakonisht kjo ndodh me ndryshimin e ambientit dhe faktor kryesor mund të jetë lagështira.

Çfarë duhet të bëjë ky person? Nëse kolla është e vazhdueshme dhe e përditshme, pacientit i udhëzohet të bëjë së pari një vizitë tek mjeku pneumolog për të vendozuar diagnozën me bërjen e ekzaminimeve përkatëse, duke nisur me një analizë të thjeshtë gjaku, abcesi pulmol (spirometria), testin alergjik etj. Për çdo person i cili ka kollë të vazhdueshme, këshillohet të bëhet një test alergjie, pasi dihet që alergjitë janë të shumta (pluhurat, polenet, lagështia, ushqimi etj) dhe vetëm bërja e këtyre ekzaminimeve mund ta përcaktojë shkakun, për t’i dhënë më pas një recetë të caktuar e për të vijuar me mjekimin.

Postime të ngjashme

Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur