Pyet mjekun: Kam shumë marramendje, ç’të bëj?

Mirëmbrëma, gazeta Shëndeti. Ju lutem, më ndihmoni. Kam marramendje të madhe. Si të kaloj? Të gjitha analizat i kam bërë. Të gjitha kanë dalë mirë. Megjithatë kam shumë marramendje. A keni ndonjë këshillë? Nuk di çfarë të përdor, më është shfaqur pas lindjes.

Përgjigjet mjekja ORL, Anjeza Kuçi

Sindromi vertiginoz mund të vijë nga arsye nga më të ndryshmet. Nuk e di nëse ka bërë ekzaminimet e nevojshme për marramendjen. Nëse problemi ka filluar pas lindjes dhe gjatë laktacionit mund të jetë edhe otosklerozis që është një sëmundje e veshit të mesëm, ndërkohë për problemet e tjera të veshit që shoqërohen me marramendje i përkasin veshit të brendshëm. Megjithatë është e nevojshme që pacientja të konsultohet me mjekun e familjes, i cili më pas e drejton tek mjeku specialist ORL./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç