Pyet mjekun: Mjekohem për tiroidet por i kam antikorpet e larta?

Përshëndetje! Do doja një këshillë nga një mjeke endokrinolog për gjëndrën tiroide. Kam vajzën 17 vjeç dhe ka bërë analizat e TSH- 5.61, FT4- 0.98 (FT3 nuk e ka bërë) dhe Ac.anti-TPO-62.12. Ka 2 muaj që po merr mjekim Jodox dhe Letrox. Si do veproj tani dhe pse janë të larta antikorpet?

Përgjigjet Ersida Golemi, mjeke endokrinologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Analizat hormonale të vajzës na orientojnë drejtë diagnozës:Tiroidit Kronik Hashimoto. Është sëmundje autoimune e tiroides që shoqërohet me antikorpe të larta të cilat në 90% të rasteve janë AntiTPO. Kjo patologji autoimune është shkaku më i shpeshtë i hipotireozës (uljes së funksionit të tiroides), që në këtë rast e ka dhe vajza.

Këto antitrupa që prodhohen nga vetë organizmi “luftojnë” gjëndrën tiroide duke ulur sintezën e hormoneve të tiroides dhe indirekt shoqërohet me rritje të nivelit të TSH (hormon që prodhohet nga hipofiza).

Duke qenë së është sëmundje kronike, mjekimi duhet vazhduar gjatë, dhe ndërpritet vetëm nëse kemi një normalizim të analizave hormonale, negativizim të antikorpeve dhe përmirësim të tiroides në ekografi. Pas 2 muajsh vajza duhet të bëjë analizat TSH dhe fT4 për të parë nëse doza e mjekimit ka qenë e duhura./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet