Përgjigjet Rovena Lico, mjeke reumatologe në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve Nr.1
Ënjtja e këmbëve është një nga ankesat që haset shpesh në praktikën tonë të përditshme, qoftë e njëanshme apo e dyanshme. Shkaktohet nga dalja e lëngjeve nga shtrati vazal dhe akumulimi i tij në indet përreth. Nga shkaqet kryesore të saj janë mbajtja e kripës prej organizmit, nivelet e ulëta të albuminës në gjak si rezultat i sëmundjes së veshkave ose mëlçisë, cellulitis (formë infeksioni e indit nënlëkurë), insuficienca venoze, pamjaftueshmëria kardiake, shtatzënia, probleme të drenimit nga enët limfatike. Nga shkaqet më të zakonshme mund të përmendim qëndrimin pa lëvizur për një kohë të gjatë, ndryshimet hormonale, marrja e disa medikamenteve si anti-inflimatorët josteroide, kortizonikët, disa preparate kardiake dhe sigurisht stinën e nxehtë.
Në stinën e nxehtë trupi tenton të mbajë një temperaturë të brendshme konstante pavarësisht temperaturave të larta dhe këtë e realizon nëpërmjet zgjerimit të sistemit periferik të qarkullimit të gjakut që ndihmon në humbjen e nxehtësisë së tepërt dhe nëpërmjet djersitjes, ku humbin edhe sasi të kripës së natriumit. Të dy këto procese bëjnë pjesë në termorregullim. Enëzgjerimi dhe mungesa e sasisë së duhur të natriumit në vena bën që ato të mos e kthejnë siç duhet gjakun drejt qendrës e pellgëzimin e tij në nasitë e poshtme. Kjo shpjegon dhe arsyen se pse i ndiejmë këmbët më të fryra në verë./ Shendeti.com.al


