Pyet mjekun: Pse meshkujt gërhasin më shumë se femrat?

Përgjigjet Rexhina Rama, mjeke ORL, pranë Qendrës Shëndetësore të Specialiteteve Nr.2 në kryeqytet

Është e vërtetë që meshkujt gërhasin më shumë se femrat, madje studime të ndryshme kanë nxjerrë dhe raporte ku thuhet se në 100 meshkuj, 40 prej tyre gërhasin, ndërkohë që për femrat ky raport është 24%.

Kjo lidhet me ndryshimet anatomike mes mashkullit dhe femrës, ku meshkuj kanë hapësirë faringale më të madhe dhe ndryshime më të mëdha të rrugëve të kalimit të ajrit nga pozicioni në këmbë në pozicionin shtrirë. Një tjetër arsye lidhet me stilin e jetesës. Meshkujt janë konsumues të mëdhenj të alkoolit dhe duhanit, që sigurisht ndikon edhe në këtë proces./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?