Pyet mjekun: Pse shfaqen strijat?

Përgjigjet Violeta Dajçi, mjeke dermatologe pranë QSUT-së

Strijat shfaqen si pasojë e tendosjes së tepërt të lëkurës. Shtresa e mesme e lëkurës, derma, është e ndërtuar nga indi lidhor dhe fijet e kolagjenit e të elastinës. Këto fije i japin lëkurës tonus dhe elasticitet. Në rast se këto fije tërhiqen jashtë mundësive të elasticitetit të tyre për arsye të ndryshme, atëherë këputen. Këputja e tyre shfaqet në sipërfaqe, në trajtën e strijeve të lëkurës. Shfaqja e strijeve është e zakonshme në situata të ndryshme, si për shembull:

Grave gjatë shtatzënisë u shfaqen strijat për shkak të tërheqjes së lëkurës për t’i bërë vend bebit që po zhvillohet.

Strijat ndonjëherë shfaqen kur shtoni menjëherë në peshë ose kur bini menjëherë nga pesha. Adoleshentët gjithashtu mund të vënë re shenja të strijave për shkak të zhvillimit të tyre të menjëhershëm.

Mundësia juaj për të pasur strija rritet nëse:

Jeni grua

Keni në familje njerëz që kanë strija

Jeni shtatzënë

Jeni mbipeshë

Keni pasur një rënie ose shtim drastik në peshë

Merrni disa lloj ilaçesh që ulin elasticitetin e lëkurës./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës