Pyet mjekun: Si janë dhimbjet e migrenës?

Përshëndetje! Kam një pyetje. Ka disa kohë që më ka nisur një dhimbje koke. Është shumë e fortë. Lexova dhe pashë që shumë simptoma lidheshin me migrenën. Doja të pyesja, si janë dhimbjet që vijnë nga migrena?

Përgjigjet mjeku neuropediatër, Artan Haruni

Migrena është një problem neurologjik që karakterizohet nga dhimbja kronike dhe intense e kokës për orë ose ditë të tëra. Dhimbja është shumë e fortë, e tillë që kërkon shkëputje nga çdolloj aktiviteti për të qëndruar në qetësi deri në momentin që kalon. Shpesh migrena paraprihet nga shenja paralajmëruese si: ndjesi shpimi në krah ose në këmbë, shenja si flash drite, pika të errëta të shikimit, ndjesi e vjelljes si dhe një ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës apo zhurmës. Ende nuk ka një kurë që ta shërojë si sëmundje, mjekimi ka si qëllim të reduktojë frekuencën dhe intensitetin e migrenës.

Mos humbisni: Dhimbja e kokës nga tensioni dhe sytë, trajtimi

[button color=”” size=”” type=”3d” target=”” link=””][/button]Është ndoshta dhimbja më e shpeshtë e kokës në fëmijë, veçanërisht në moshën shkollore. Mund të përkufizohet si dhimbje me kriza të përsëritura, zakonisht 1-2 orëshe, të ndërthurura me periudha pushimi. Krizat paraprihen në një përqindje nga aura motore ose sensore. Migrena pa aura është më e shpeshtë në fëmijë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet