Pyet mjekun: Vuaj prej kohësh nga dhimbja e kokës. A mund të jetë migrenë?

Përshëndetje! Ka disa kohë që vuaj nga dhimbja e kokës. Lexova dhe pashë që shumë simptoma lidheshin me migrenën. Doja të pyesja, si janë dhimbjet që vijnë nga migrena?

Përgjigjet mjeku neuropediatër, Artan Haruni

Migrena është një problem neurologjik që karakterizohet nga dhimbja kronike dhe intense e kokës për orë ose ditë të tëra. Dhimbja është shumë e fortë, e tillë që kërkon shkëputje nga çdolloj aktiviteti për të qëndruar në qetësi deri në momentin që kalon. Shpesh migrena paraprihet nga shenja paralajmëruese si ndjesi shpimi në krah ose në këmbë, shenja si flash drite, pika të errëta të shikimit, ndjesi e vjelljes, si dhe një ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës apo zhurmës. Ende nuk ka një kurë që ta shërojë si sëmundje, mjekimi ka si qëllim të reduktojë frekuencën dhe intensitetin e migrenës.

Është ndoshta dhimbja më e shpeshtë e kokës në fëmijë, veçanërisht në moshën shkollore. Mund të përkufizohet si dhimbje me kriza të përsëritura, zakonisht 1-2 orëshe, të ndërthurura me periudha pushimi. Krizat paraprihen në një përqindje nga aura motore ose sensore. Migrena pa aura është më e shpeshtë në fëmijë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi