Pyetje: A i zbardh dhëmbët pasta zbardhuese e dhëmbëve?

dhembetPërgjigje: Pasta zbardhuese mund t’i zbardhë dhëmbët gradualisht duke pastruar sipërfaqen nga njollat e shkaktuara nga kafja apo cigarja. Këto pasta mund të përdoren gjithashtu pas një trajtimi zbardhues për të ndihmuar mbajtjen e rezultateve.

Për të hequr njollat nga sipërfaqja e dhëmbëve, pastat zbardhuese zakonisht përmbajnë:

  • Materiale të veçanta gërruese që pastrojnë butësisht dhëmbët
  • Kimikate që ndihmojnë në heqjen apo shpërbërjen e njollave.

Disa pasta zbardhuese përmbajnë një kimikat kovarin blu, e cila ndërhyn në sipërfaqen e dhëmbit dhe krijon një iluzion optik që e bën dhëmbin të duket më pak i verdhë.

Kur përdoret dy herë në ditë, pastës zbardhuese mund t’i duhen 2-6 javë për t’i bërë dhëmbët të duken më të bardhë. Pastat që përmbajnë kovarin blu mund të kenë efekt të menjëhershëm.

Megjithëse pastat zbardhuese janë në përgjithësi të sigurta për përdorim të përditshëm, kini kujdes të zbatoni këshillat e prodhuesit. Përdorimi shumë i gjatë i këtyre pastave mund të dëmtojë zmaltin e dhëmbëve.

Për më tepër duhet të keni parasysh se pastat zbardhuese nuk mund ta ndryshojnë ngjyrën tuaj të dhëmbëve (çka do të thotë, nëse dhëmbi juaj realisht është pak i verdhë, pasta s’e ndryshon dot) dhe as nuk mund të heqë një njollë që shkon më thellë se sipërfaqja e dhëmbit.

Nëse po mendoni të përdorni një pastë zbardhuese, shikoni një markë që është e aprovuar nga organizmat shëndetësorë. Ky aprovim nënkupton që pasta është e efektshme për heqjen e njollave në sipërfaqe të dhëmbit.

Nëse nuk jeni i kënaqur me efektet e pastës zbardhuese, pyesni dentistin tuaj lidhur me mundësi të tjera për zbardhjen e dhëmbëve, si për shembull produkte profesionale zbardhuese.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës