Qëndrimi ulur shkakton tkurrje të trurit

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Nëse doni një arsye të fortë për t’u çuar nga kolltuku dhe për të kryer më shumë ushtrime fizike, duhet të lexoni studimin më të fundit. Shkencëtarët kanë zbuluar se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë shkakton tkurrje të trurit.studim Njerëzit që nuk kryejnë ushtrime fizike gjatë të tridhjetave dhe të dyzetave janë më të rrezikuar të kenë një tru më të vogël dy dekada më vonë. Tkurrja e trurit është një ndër faktorët kryesor që çon në sëmundjen e dementias, madje edhe në vdekje të parakohshme.

Shkencëtarët nga Universiteti i Shkollës Mjekësore të Bostonit analizuan të dhënat e 1600 njerëzve, të cilët janë monitoruar për më shumë se 20 vjet. Pjesëmarrësit iu nënshtruan një testi fizik në fund të viteve ’70-të dhe fillimi i viteve ’80-të, kur ishin në moshën 31-49 vjeç.

Dy dekada më vonë, mes viteve 1998-2001, atyre iu bë një skaner në tru. Nga testet që u kryen, shkencëtarët dolën në përfundimin se personat që kryen më pak ushtrime fizike kishin tru më të vogël 20 vite më vonë.

“Zbuluam se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes të qenit jo aktiv fizikisht dhe volumit të trurit pas disa dekadash, studimi tregoi se plakja e trurit u përshpejtua tek ata persona që nuk merreshin me ushtrime fizike”- tha autorja e studimit, Nicole Spartano.

Të gjithë pësojnë tkurrje të trurit me rritjen e moshës, megjithatë, ky studim i ri sugjeron se nivelet e ushtrimeve fizike përcaktojnë nivelin e tkurrjes së trurit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi