Qepa, ilaçi i lashtësisë – për luftimin e një sërë sëmundjesh

Përshtati në shqip: Blertina Koka

E tregtuar nga egjiptianët që 3500 vjet para lindjes së Krishtit, qepa ka simbolizuar përjetësinë për shkak të formës së saj rrethore.

Qepët janë të pasura me përbërës sulfurik, që i japin asaj aromën e fortë si dhe shkaktojnë lotim të syve. Studimet sugjerojnë se qepët mund të ulin tensionin e gjakut, të ulin rrezikun e zhvillimit të atakut në zemër, madje të ofrojnë mbrojtje edhe kundër kancerit (ndoshta për shkak të prezencës së fitokimikateve dhe flavonoidit kurcetinë).

Një qepë e madhe ka vetëm 63 kalori, përmban më shumë se 1 kupë ujë dhe siguron më shumë se 20% të dozës së vitaminës C që ju nevojitet çdo ditë.

Si funksionon?

Qepa përmban përbërës që duket se ulin inflamacionin (ënjtjet), lehtësojnë shtrëngimin në gjoks tek personat që vuajnë nga astma dhe ulin nivelet  e kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Nga ana mjekësore, më së tepërmi ajo përdoret për shërimin e plagëve dhe ënjtjeve në trup

Përdorimet

Ndoshta efikase për:

Plagët. Studime të ndryshme kanë treguar se aplikimi në lëkurë i një xheli që përmban ekstrakt të qepës, vetëm ose së bashku me përbërës të tjerë, për të paktën 10 javë, ndihmon në shërimin e plagëve në trup.

Të dhëna të pamjaftueshme për:

  • Rënien e flokëve (alopecia areata). Studime të kahershme kanë treguar se aplikimi i lëngut të qepës në skalp për 8 javë mund të parandalojë rënien e flokëve tek njerëzit që vuajnë nga alopecia armata (gjendje shëndetësore që shkakton rënie të flokëve).
  • Diabeti. Studime të kahershme kanë treguar se konsumi i 20 gramë qepë, ndërkohë që mbajnë dhe dietë, ul nivelet e sheqerit në gjak tek personat që vuajnë nga diabeti pas 8 javësh trajtim.
  • Tensioni i lartë i gjakut. Studimet kanë treguar se marrja e një ekstrakti të qepër për 6 javë ul në mënyrë të konsiderueshme tensionin sistolik të gjakut tek njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Studime të kahershme kanë sugjeruar gjithashtu se marrja e një produkti që përmban qepë dhe përbërës të tjerë për një javë ndihmon në uljen e tensionit sistolik të gjakut.
  • Obeziteti. Studime të kahershme kanë sugjeruar se përdorimi i një ekstrakti të lëvozhgës së qepës për 12 javë ndihmon në rënien në peshë tek njerëzit që janë obezë ose mbipeshë.
  • Celuliti. Studime të ndryshme kanë treguar se aplikimi i një kremi për lëkurën që përmban ekstrakt të qepës, gotu kola dhe acid hyaluronic për 12 javë ndihmon në zbehjen e celulitit dhe shenjave të lindjes.
  • Astma
  • Bronkiti
  • Dhimbje në stomak
  • Temperaturë
  • Ftohje
  • Kollë
  • Inflamacion në gojë dhe fyt
  • Mungesë oreksi
  • Parandalimi i sforcimit të arterieve (arteroskleroza)
  • Gjendje të tjera shëndetësore

Duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të vlerësuar efikasitetin e qepës për këto përdorime.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin