QSUT nën hetim për stokun e ilaçeve të skaduara

Tenderat e barnave që kanë furnizuar farmacinë qendrore të Qendrës
Spitalore Universitare Nënë Tereza gjatë periudhës 2012-2018 janë vënë
nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. Kjo për faktin se këto procedura
dyshohet se krijuan një stok me ilaçe të skaduara, nga të cilat buxheti i
shtetit ka humbur rreth 7 milionë euro.

Shumica e këtyre barnave, sipas veprimeve të deritanishme të prokurorisë
janë blerë në prag të afatit të skadimit dhe institucioni nuk ka mundur t’i
përdorë. Referimi në prokurori është bërë nga Policia e Shtetit dhe sipas
kallëzimit dyshohet se deri në muajin Maj, 93% e ilaçeve në farmacinë
qendrore në QSUT ishin të skaduara.
Dëmi bëhet akoma më i madh për shkak se dyshohet se është çuar dëm
edhe një sasi barnash të dhuruara.

Gjithsesi prokuroria është duke hetuar veprimet e zyrtarëve të QSUT-së, të
cilët kanë lejuar kryerjen e procedurave duke mos verikuar datën e
skandencës. Hetimi është duke u kryer për akuzat e shpërdorimit të detyrës
dhe shkeljen e barazisë në tendera. Dyshimet janë se zyrtarët kanë lejuar,
apo edhe kanë dhënë dakordësinë për t’i blerë medikamente në prag të
skadimit.

Kjo gjë është reektuar direkt tek qytetarët, të cilat janë detyruar të blejnë
ilaçet tek farmacitë private me çmime shumë herë më të shtrenjta. Kjo lloj
problematike ka qenë subjekt edhe i auditeve të zhvilluara nga Kontrolli i
Lartë i Shtetit, i cili ka konstatuar shkelje që i kanë sjellë dëm buxhetit të
shtetit nder vite.

Postime të ngjashme

Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës
FOTO/  Kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve
Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore
Ngacmimi seksual dhe kultura e heshtjes